Dhurata më e veçantë ndonjëherë, Kanye i "zbret" babain nga Parajsa Kim Kardashian (VIDEO)
Kanye West i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për ndarjen nga Kim me super dhuratën që i ka bërë për ditëlindje. Ai realizoi një hologram tê babait të saj nga parajsa dhe Kim e quajti dhuratën e jetës.

Me një mesazh prej 2 minutash, Robert Kardashian u ‘shpreh’ se sa krenar ndihet për familjen që ajo ka krijuar, për pasurinë dhe bizneset e saj, për ndjekjen e studimeve në Drejtësi. Po ashtu ai ‘thotë’ se ajo ka një nënë dhe bashkëshort të mrekullueshëm.

Hologram nga parajsa. Për ditëlindje Kanye më bëri dhuratën e jetës. Një surprizë speciale nga parajsa. Një hologram të babait tim. Kam qarë shumë. E kam parë kushedi se sa herë. As nuk arrij ta përshkruaj se sa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe për miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”, shkruan ajo.
Shtuar më 30/10/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori