Dhunuan 75 vjeçarin italian për 100 euro, arrestohen tre shqiptarët (VIDEO)
Tre të rinj shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije nga policia italiane, tashmë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë dhunuar e më pas grabitur një të moshuar.

75 vjeçari i cili ka rënë pre e sulmit të shqiptarëve është jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa e gjithë kjo situatë është krijuar vetëm për 100 euro.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në një bar në Cuneo, ku pre e sulmit të emigrantëve shqiptarë ishte 75-vjeçari italian. Viktima në këtë rast ka qenë babai i pronarit të lokalit, i cili ka mundur dhe të identifikojë autorët e grabitjes. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori