Qytetari nxjerr zbuluar Ramën, tregon çfarë fshihet pas biletave 19 euro të kompanisë WizzAir (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, në aeroportin e Kukësit zbriti avioni i kompanisë WizzAir, i cili do të nisë fluturimet në Zvicër, Gjermani, Austri, me bileta 19 euro.

Rama ka postuar foton e një avioni lodër në Facebook të kësaj kompanie dhe fluturimet nisin në muajin maj.

Një qytetar e ka nxjerrë zbuluar duke i thënë se vërtet biletat janë 19 euro, por valixhet të shkojnë 100 euro.

Rama i ka hapur sfidë duke i thënë se nëse bileta i shkon më shumë se 20 euro, do t’ia blejë Rama. Por nëse jo, do të kërkojë falje publike dhe atë biletë do t’ia japë një qytetari nga Kukësi ose Kosova sepse vetë nuk i takon ta përdorë.

Qytetari: 19 euro bileta 100 bagazhi kompania me e keqe qe ekziston

Rama: Po mire dakord, futu ne faqen e Ëizzair, merre nje bilete per ku te duash dhe po qe se eshte 20 Euro e lart une do te ta marr me dyfishin e cmimit qe do paguash, perndryshe ti do ta publikosh ketu me nje kerkese ndjese dhe pastaj falja ndonje miku nga Kukesi a nga Kosova, sepse nuk te takon ta perdoresh. Ta mban?/albeu.com


Shtuar 4.02.2022 16:15