Detaji që s'u vu re, Bushati provokon dhe lag me ujë demokratët (VIDEO)
Pëlqej
Sulmi i parë i opozitës ishte sulmi me miell ku zbardhua me të bardhë kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë pranë.

Por pak pas saj, ndodhi edhe një sulm tjetër ku Rama u qëllua me shishe ujë, dhe objekte të tjera, siç mund t’a shihni në videon e bashkëngjitur lajmit.

Por ajo çfarë nuk e ka kapur kamera, është fakti se para se të ndodhë sulmi i dytë, ministri Ditmir Bushati ka hapur shishen dhe ka lagur me ujë, deputetët e opozitës, gjë e cila solli reagimin e ashpër të demokratëve të cilët qëlluan pa mëshirë edhe mbi Bushatin. /albeu.com/


Shtuar më 12/04/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori