Dëshmia rrëqethëse e kuksianit: Më ka vdekur një fëmijë, shtëpinë e kam 20 metra nga trau (VIDEO)
Mes qindra protestuesve kundër vendosjes së tarifës për kalimin në aksin Milot-Morinë është edhe një i moshuar, i cili e ka shpjeguar përballë kamerave hallin e tij.

“E kam shtëpitë 20 metra larg nga trau që është ngritur për faturimin e Rrugës së Kombit dhe për të çuar fëmijën në spital përpos të tjerave qeveria më kërkon 10 euro. Mua më ka vdekur një fëmijë më parë për probleme shëndetësore. Këta janë bërë të pasur për shkak të shpatullave tonë”, thotë ai duke mos e fshehur revoltën.

Për më tepër, ndiqni videon për të kuptuar ndikimin që ka tarifa e vendosur për kalimin në Rrugën e Kombit për banorët lokal. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori