Derrkuca në studio, çfarë ndodhi mes babait dhe djalit në studion televizive (VIDEO)



Largësia dhe udhëtimet e shpeshta të punës jashtë Shqipërisë janë bërë të lodhshme për personazhin e sotëm tek “Ka një mesazh për ty”.

Lavdoshi, përmes historisë së tij, tregoi fillimisht se mund të ekzistojnë marrëdhënie të mira dhe pas ndarjes me bashkëshorten dhe se jo domosdoshmërisht duhet të ketë hatërmbetje dhe grindje. Ai sot është i divorcuar por ka një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshorten dhe gëzon një respekt të madh për të. Lavdoshi është njëkohësisht dhe babai i dy fëmijëve.

Ardit Gjebrea-Pse u ndave nga gruaja?

Lavdoshi-Mopërputhje karakteri. Nisi në 2011 si lidhje dhe në 2012 u martuam.

Ardit Gjebrea-Bëtë edhe fëmijë?

Lavdoshi-Po erdhi djali dhe pas lindjes së tij filluan edhe debatet, mospërputhje karakteri, grindje të vogla me pak fjalë, por 6 vitet e tjera shkuan edhe më të mëdha.

Ardit Gjebrea-Sa fëmijë keni?

Lavdoshi-2 fëmijë. Vajzë dhe djalë.

Ardit Gjebrea-Me kë qëndrojnë ata?

Lavdoshi-Me mamin tim dhe babin.

Ardit Gjebrea-Si ka mundësi që nuk i ka gruaja?

Lavdoshi-Sepse ne në fakt kemi marrëdhënia dhe relata shumë të mira pavarësisht zgjidhjes që i dhamë martesës. Edhe sot e kësaj dite, marrëdhëniet me bashkëshorten i kam shumë të mira dhe e falenderoj, se fundja ajo më bëri baba. Ne vendosëm që për fëmijët të kujdesesha unë sepse varet edhe nga kushtet por edhe afrimiteti që kam patur më tepër me fëmijët.

Lavdoshi tregon se babai i tij nuk ka qenë dakord që ai të martohej aq shpejt me ish-bashkëshorten. Sipas tij duhet ta njihte dhe disa vite më shumë por ai nuk e dëgjoi. Në fakt, ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur ai nuk e ka dëgjuar babain dhe që sot është penduar.

Në të kaluarën, ai ka hapur një biznes për bagëtitë e imëta, delet, por dështoi. Me ndihmën e prindërve arriti të shlyente kredinë. Pavarësisht kësaj, ai nuk u dorëzua dhe mendoi që të merrej me mirërritjen e derrave por që sërish nuk i eci sepse nuk kishte vendin e përshtatshëm.

Por sot, ai mendon se i ka krijuar kushtet e përshtatshme për ngritjen e një biznesi të tillë, por babai i tij nuk e do diçka të tillë.

Për këtë arsye ai ka ftuar në studion e “Një mesazh për ty”, babain për të kërkuar aprovimin e tij për fermën që dëshiron të hapë.

Ardit Gjebrea dhe Lavdoshi menduan t’i bëjnë babait të tij një surprizë duke i sjellë në studio derrkuca.
Shtuar më 13/10/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori