Vrau kunatën në sy të fëmijës dhe më pas veten, autori 43-vjeçar në Shkozë ish-ushtarak

Mbarë Shqipëria është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit sot, ku mbetën të vrarë dy persona.

Roland Sinani , 43-vjeç vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas veten në Shkozë.
43-vjeçari vrau kunatën e tij teksa kjo e fundit po flinte në dhomën e saj së bashku me fëmijën e mitur, 2 vjeç. Autori më pas doli jashtë te dera dhe qëlloi veten.

Burimet bëjnë me dije se në të kaluarën autori ka  qënë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje.

Policia e gjeti armën e krimit disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit, i cili vuan nga skleroza.

Në polici u pyet dhe bashkëshorti i viktimës, Erjoni i cili në momentin e ngjarjes ishte në punë si taksist. Ai tregoi se prej të vëllait Rolandin i cili punonte në një gomisteri kishte dëgjuar disa herë fjalën “do t’ju vras” por nuk ishin marrë seriozisht si kërcënime.

Në komisariatin nr. 1 në tiranë nuk ka pasur asnjë kallëzim për konflikt në këtë familje apo incident ku mund të ishin përfshirë anëtarë të saj.

Gjithçka ka pasur në familjen Sinani është mbajtur brenda mureve derisa rreth orës 4 të mëngjesit nga një pistoletë pa leje u qëllua dhe la pas 2 viktima./albeu.com/