Deputetja kanadeze, Julie Dabrusin, ka mbajtur një fjalim në parlamentin kanadez për nder të 28 nëntorit.
Ajo në
fjalën e saj, ka përshkruar historinë e kësaj dite për
shqiptarët dhe në fund ka uruar të gjithë
shqiptarët për Ditën e
Flamurit.
“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas pesë shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpallë pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë,
shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e
Flamurit’. Gëzuar Festën e Pavarësisë.”, ka thënë ajo në
fjalën e saj veç tjerash.
Shtuar më 29/11/2018,
ora 10:45