Deputetja Ermina Lekaj afër mandatit të tretë në Parlamentin e Kroacisë: Gjithë shqiptarët të bëhemi bashkë më 5 korrik (VIDEO)
Në Kroaci ka rreth 19 mijë votues shqiptarë, të cilët më 5 korrik do të kenë mundësi të marin pjesë në zgjedhjet e atjeshme parlamentare.

Shqiptarët tani dy mandate kanë deputeten e tyre, Ermina Leka Perlaskaj, e cila është favorite për të fituar edhe mandatin e tretë. Në intervistën për Lajm Tv, Ermine Lekaj ka numëruar të arriturat e shqiptarëve gjatë këtyre viteve, por thekson edhe prioritetet në mandatin e ardhshëm nëse fiton besimin.

Këtu veçon avancimin e biznesit të shqiptarëve në Kroaci, rritjen e punësimit të shqiptarëve që kanë kryer shkollimin universitar në institucionet kroate, hapjen e shkollave dhe Qendrave të reja kulturore, kurse si ëndërr të veten e përmend hapjen e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e njohur të Zagrebit.

Lekaj Përlaskaj premton edhe në forcim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të shqiptarëve të Kroacisë me bashkëkombasit në vendlindje, si dhe hapjen e dyerve të universiteteve kroate për studentë të interesuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Shtuar më 29/06/2020, ora 19:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori