Deputetin ukrainas e hedhin në plehra (VIDEO)
Pëlqej
Deputeti ukrainas, Vitaly Zhuravsky ka qenë duke ecur në sheshin para parlamentit, kur qytetarë të shumtë i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta sulmojnë.

Ky deputet ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit Janukoviç.

Për më tepër, Zhuravsky në janar të këtij viti ka iniciuar në parlament një ligj, për të dënuar të gjithë personat që kanë marrë në protestat e Kievit.

Të gjitha këta që kishte bërë deputeti, qytetarët e mllefosur nuk ia falën dhe e hodhën në kazanin e plehrave aty afër rrugicës së Kuvendit.

Kjo ndoshta ishte edhe përgjigja e merituar ndaj këtij deputeti. /albeu.com/


Shtuar më 16/09/2014, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori