U kap me 11 kilogram heroinë, arrestohet shqiptari në Greqi

Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas shqiptar, pasi është kapur me 11 kg heroinë në banesë dhe kanabis.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet vendase gjetën dhe sekuestruan 11 kg e 98 gr heroinë të ndarë në 21 pako, 5.5 gr kanabis, celular dhe 400 euro të ardhura nga trafiku i drogës.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e qytetit Korydallos, teksa pritet të dalë para seancës gjyqësore.


Shtuar 22.06.2023 21:55