Deputeti në Kuvajt vdes gjatë seancës parlamentare (VIDEO)

Deputeti i Parlamentit të Kuvajtit, Nabeel el Fadhel, ka vdekur gjatë seancës plenare, kurse shkaqet mbeten ende të paqarta.

El Fadhel ka qenë deputet i partisë liberale dhe ishtë zgjedhur deputet në vitin 2012.

Gjatë këtij viti, ai me deklaratat e tij ka shkaktuar polemika sepse është pajtuar me legalizimin shitjes së pijeve alkoolike në Kuvajtin me shumicë myslimane ku shitja është e ndaluar.

Ai kishte lindur ne vitin 1949, ndersa me pare kishte punuar si pilot. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2015, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori