Deputeti i PS-së "thumbon" Tushajn: Pse kështu nderojmë ne në Lezhë? (VIDEO)
Pëlqej
Kandidati për deputet, i pari në listën e Lezhës për LSI-në, Viktor Tushaj, është filmuar teksa po i fuste në xhep një zarf të dhunuarit Gjovalin Gjini.

Mirëpo, lidhur me këtë kanë reaguar zyrtarë të LSI-së dhe tashmë ka ardhur reagimi nga deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, rivali i Tushaj në këtë qark.

Reagimi:

Viktor! Tradita jonë e kafesë siç e quan ti, nuk ka zarf nëpër shkallë por një shprehje solidariteti në pjatën e filxhanit të kafes dhe pa zarf! Kështu që njerëzit për budallenj mund t'i bëni sa të doni, siç keni filluar gjithë këto javët e fundit, me lloj-lloj sajesash e çudish, por të paktën leksione tradite mos jep. Sepse fyen traditën duke e përdorur për të justifikuar një gjest që nuk nderon askënd”, shkruan Ndreu. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori