Bekë
Berisha ka nisur ditën e sotme me 10 espresso.
Deputeti i AAK-së që habit të gjithë me konsumimin e madh të kafesë është incizuar derisa po pinte kafetë si të ishte i sfiduar.
Deputeti i AAK-së, Bekë
Berisha, ka befasuar me deklaratën e tij dhënë në emisionin Gjesi në T7, ku tha se pi 50
kafe në ditë.
Disa u cuditën, e disa të tjerë filluan të bëjnë llogaritje paguan
deputeti i Kuvendit të
Kosovës, nëse pi aq shumë
kafe.
Meqë u bë hit në rrjetet sociale,
Berisha vazhdoi të marrë vëmendje me cështjen e kafesë.
Mëngjesin e sotëm ai publikoi fotografi ku shihej me dhjetë filxhanë të kafeve. Tha se ka marrë donacion nga zëvendësministrja e Zhvillimin Rajonal, Magbule Shkodra.
Ndërsa në Facebook, është shpërndarë edhe një video ku
deputeti i AAK-së shihet teksa “ekzekuton” espressot e tij.
Shtuar më 24/04/2019,
ora 16:14