DENONCIMI/ Me pak lekë nën dorë shpëton nga gjoba e policëve të Bashkisë së Tiranës (FOTO & VIDEO)

Policia Bashkiake vijon aksionin për ndalimin e shitësve ambulantë në qytet, ndërkohë që pamjet e publikuara sot ku pretendohet se bëhet fjalë për një rast korrupsioni të pastër duket se do të nxisin debate të tjera në këtë drejtim.

Në videon e publikuar nga Jeta Osh Qef duket një djalë i ri, i cili fillimisht merr diçka nga shitësja ambulante dhe më pas ia dërgon policëve bashkiakë me targë TR 6721 K. Më pas, policët bashkiakë largohen nga aty duke e lënë të qetë shitësen.

“Përshëndetje. Shikoni pak policinë bashkiake si mbledh lekët nga fukarenjtë. Në fillim është djali me nonën që bisedojnë, pasi nona i jep "taksën" djali ia dërgon në makinë shefave”., - shkruan denoncuesi për Jeta Osh Qef.
<script src="http://static.abingcdn.com/am__loadplayer.js">{"videoid": "1109537">1109537", "sid":"4"}script>
Shtuar më 30/11/2016, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori