Mikel Arteta vendos një rekord me Arsenalin pas fitores ndaj Watford

Trajneri Mikel Arteta ka vendosur rekord të ri te skuadra e Arsenalit.

Tekniku spanjoll sot kishte ndeshjen e 100-të në stolin e “Topçinjtë”, ku shënuan fitore të vështirë ndaj Watfordit.

Sidoqoftë, tekniku spanjoll ka bërë një arritje të madhë ku nga 100 ndeshje, 54 prej tyre ishin fitore.

OptaJoe ka zbuluar se i vetmi person që ka statistikë më të mirë në 100 ndeshjet ishte George Graham me 56 fitore.


Shtuar 7.11.2021 18:07