Del videoja, si dukej Bora Zemani këngëtare (VIDEO)
Moderatorja e njohur Bora Zemani prej vitesh tashmë është bërë pjesë e ekranit dhe ka prezantuar një sërë emisionesh të dashura për publiku. Siç dihet prezantimi i fundit i Borës ishte në “Kënga Magjike”, ku dhe ajo i habiti të gjithë teksa doli dhe këndoi përpara publikut.

Së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” në Top Channel, ku foli për lidhjen që ka me muzikën dhe për pjesëmarrjen e saj vite më parë në 'Top Fest.'

“Unë nuk jam mësuar kurrë me faktin që di të këndoj. Unë kam marrë pjesë në kohën kur ‘Top Fest’ ishte në kulmin e vetë. Mami im e cila është muzikante asnjëherë nuk më kishte dëgjuar duke kënduar nëpër shtëpi edhe e vuante faktin se si do dilja pasi mendonte se s’dija të këndoja. Më çoji tek një zysh kantoje dhe i tha merre Borën mësoji ca gjëra mos të lë nam atje. Pasi zysha më provoi i tha mamit gocën duhet ta përgatisim për lice.”, tha Bora.

Ndërsa tregoi më pas që në atë kohë u nominua dhe për çmimin ‘Best new artist’, Bora tha se më pas e la muzikën dhe ju përkushtua prezantimit.

“Pastaj u shkëputa, më shijoji më shumë prezantimi, më erdhën këto mundësit e tjera për tu angazhuar në televizion si prezantuese dhe më mbushte më shumë kjo pjesë.”, përfundoi ajo.

Shtuar më 08/02/2019, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori