DEL VIDEOJA/ Fino debaton me Braçen, Rama bën me këmbë e duar: Jemi LIVE (VIDEO)
Pëlqej
Një debat i pazakontë për vitet e fundit ka ndodhur në mbleshjen e sotme të grupit të PS-së nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe kërkonte llogari se përse ishte anashkaluar kur u bënë ndryshime në organikën e institucioneve të vettingut, në debat ndërhyn Bashkim Fino, ndërsa nuk fshihet sikleti i kryeministrit Rama për atë që po ndodhte.

Ndërsa Braçe debatonte me Finon, Rama, duke mos e ditur se kamera ishte fiksuar tek ai, i bën disa herë me shenjë atyre se ishin live dhe t'a linin këtë çështje.

Por, edhe kur kjo nuk bëri efekt, Rama mori fjalën duke thënë se meqenëse ishin live, duhej të flisnin me radhë.

Rama ngriti televizionin e tij ERTV në Facebook, pikërisht se donte të nxirrte një imazh sa më të kuruar në publik, por kësaj iu kthye në bumerang. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori