Del videoja e luftës mes policisë dhe grabitësve të Rinasit (VIDEO)
Të tjera pamje janë publikuar nga grabitja spektakolare që ndodhi pasditen e djeshme në Rinas ku u vodhën rreth 7 thasë me euro.

Kamerat e sigurisë të aeroportit kanë kapur momentin ku një furgon i Policisë së Shtetit u vihet pas grabitësve.

Siç duket në videon e mësipërme grabitësit duken qartë se shkëmbejnë zjarr me policinë pasi eddhe dyert të të dy furgonëve janë të hapura.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur njëri prej grabitësve, Admir Murataj i cili dyshohet se është koka e grupit dhe përgatitësi i skemës së grabitjes. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2019, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori