AS: Kërkohet arrestimi i presidentit të FIFA-s

Dy personat që ideuan përdorimin e sprajtit nga gjyqtarët në ndeshjet e futbollit kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të futbollit.

Haine Alemanje dhe Pablo Silva kanë paditur FIFA-n dhe kërkojnë dëmshpërblim më shumë se 36.5 milionë euro, por mbi të gjitha arrestimin e disa krerëve të futbollit botëror. Të dy personat pretendojnë se sprajti i famshëm është përdorur pa autorizim..

“Po presim vendimin e Gjykatës Braziliane. Do të kërkojmë arrestimin e Xhani Infantinos dhe disa personave të tjerë”, deklaroi Pablo Silva për median spanjolle “AS”.

Ata pretendojnë se FIFA ka autorizuar përdorimin e këtij sprajti nga gjyqtarët, por duke ndryshuar markën, gjë për të cilën Alemanje dhe Silva pretendojnë se u është vjedhur ideja e tyre.

Kjo çështje pritet të shkojë dhe në gjykatat e SHBA-së.


Shtuar 10.05.2020 20:16