Del nga burgu e bën 3 vjedhje, kapet sërish 24-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një shtetas i cili sapo kishte dalë nga burgu.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka vënë në pranga një 24-vjeçar të dënuar më parë për "vjedhje" pasi i ka marrë me dhunë celularin një shtetasje.

"Ky shtetas gjatë dy ditëve të fundit, dyshohet se ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë arrestuar shtetasin:

• S. S, 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë"-njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Tiranë.

Mbaron kohën e vuajtjes së dënimit, del nga burgu dhe rifillon përsëri aktivitetin kriminal në fushën e vjedhjes.

I merr me dhunë telefonin një shtetaseje, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Arrestohet 24 vjeçari, i dënuar disa herë më parë për “Vjedhja” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”

Ky shtetas gjatë dy ditëve të fundit, dyshohet se ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë arrestuar shtetasin:

• S. S, 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë.

Ky shtetas më datë 13.12.2017, rreth orës 21:35 u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli” , i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:

• Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.

• Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.

• Në rrugën "Ibrahim Rugova" dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.

Materialet i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2017, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori