“Nuk jam nënë egoiste”, Adelina Tahiri sqaron pse pushimet i bën vetëm me partnerin (FOTO LAJM)

Adelina Tahirin e shohim shpesh nën shoqërinë e bashkëshortit gjatë udhëtimeve të shumta, ndërsa ndjekësit i kanë drejtuar një pyetje: pse nuk e bëjnë Jonin pjesë të pushimeve në çift?

Adelina ka sqaruar se në këndvështrimin e saj, një javë në udhëtime e sipër do të sillte vetëm çrregullimin e regjimit (komoditetit) të vogëlushit, ashtu sikurse do të dukej më shumë si keqtrajtim, sesa argëtim.

Një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse Joni e pengon gjatë pushimeve, por këngëtarja nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Adelina gjithashu ka zbuluar se vogëlushi qendron nën shoqërinë e dados, prindërve dhe të afërmve të saj, për periudha një javore.

“Ndërsa për më gjatë e marr me vete”, ka shtuar këngëtarja. Duket se për Adelinën, komforti i Jonit është primar.


Shtuar 20.02.2020 10:41