Dasmorët ngrejnë dhëndrin në ajër, bllokojnë autostradën (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në autostradën A12 në Belgjikë, ku një kortezh makinash që si duket shkonin për të marrë nusen, paralizuan përkohësisht autostradën për të ngritur dhëndrin në ajër.

Shoferët e tjerë mbetën të shokuar ndërsa u krijun kolona të gjata makinash në autostrdaë.

Shoferët nuk duruan dhe denoncuan menjëherë në polici.

Ndërsa ministri belg, Ben Weyts, e ka denoncuar këtë sjellje në Tëitter duke e konsideruar si një veprim shumë të rrezikshëm.

"Është koha për të bërë një shembull. Autostrada publike nuk është e tyre", tha ministri. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori