Krimi makabër në Tiranë, Kuvendi mban 1 minutë heshjte për 3 gratë e vrara

Në nisje të seancës plenare sot, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për tre gratë që u vranë dje në Tiranë nga Dan Hutra.

Agresori meriton dënimin maksimal sipas ligjit”, kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në nisje të seancës sot.

Kujtojmë që Dan Hutra vrau dje  kunatën dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënë e saj.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thkë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Ai u arrestua mbrëmjen e djesme  pranë sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj./albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 10:15