“Shumë keqinterpretohen, Ronaldo bëri shaka me Brunon sepse ishte vonë”

Të martën në mëngjes, të gjitha mediat shpërndanë një video me Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo në të cilën Bruno shtrëngonte dorën me Cristiano me vonesë. Fansat dhe gazetarët e interpretuan episodin në mënyra të ndryshme.

Mendimi i shumicës: Fernandes e injoroi Ronaldon për shkak të vërejtjeve të ashpra ndaj United. Megjithatë, imesfushori Joao Mario, shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë.

“Shtypja e çuditshme e duarve mes Ronaldos dhe Brunos është vetëm një shaka. Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti në vendndodhjen e ekipit kombëtar dhe Cristiano e ngacmoi: “Bruno, a ke arritur këtu me varkë?”. E kuptoj pse u keqinterpretua ky moment, por është thjesht një shaka, ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë”. /G.D albeu,com/


Shtuar 15.11.2022 20:08