Dalin pamjet, si u rrëmbyen dy fëmijët grekë dhe si u shpëtuan nga policia (VIDEO)
Rrëmbimi i dy fëmijëve grekë në Qipro nga një 35-vjeçar vazhdon të jetë në faqen e parë të mediave vendase dhe greke. Një video e publikuar së fundmi tregon rrëmbyesin 35-vjeçar me dy fëmijët që e ndjekin nga mbrapa pa i ditur synimet e tij, duke u futur në një ndërtesë. Ai ka një beretë në kokën e tij.

Rrëmbyesi aktualisht ka marrë një masë sigurimi prej tetë ditësh dhe është në qeli në Larnaka. Ai u shfaq ditën e rrëmbimit para fëmijëve në shkollën fillore "Kamaros" dhe u hoq sikur ishte mësuesi i tyre i ri, ndaj i kërkoi ta ndihmonin për të transferuar disa libra.Nga turma e fëmijëve u shkëputën dy shokët e ngushtë për ta ndihmuar.

Ngjarja bëri që të angazhohej një numër i madh policësh në Qipro dhe të nisnin kontrolle nga ajri me helikopterë dhe nga toka me postblloqe, verifikime në porte dhe aeroporte. Dhjetëra persona ofronin informacione për dyshimet që kishin. Ndër ta, u veçua një banor i zonës që telefonoi në Polici dhe tha se kishte dyshime se rrëmbyesi me dy fëmijët kishte hyrë në një bllok banesash, në një apartament në katin e parë, vetëm disa qindra metra larg shkollës.

Policia verifikoi dyshimet dhe bëri lidhjen e fakteve dhe shkoi tek hyrja e apartamentit. Policia zbuloi jashtë në oborr një Nissan në ngjyrë gri që përshtatej me atë që kishin treguar dëshmitarët okularë se i kishin marrë fëmijët. Një fqinj tha se i dyshuari kishte vënë një beretë në kokë atë ditë, ndryhe nga ditët e tjera, ç'ka përshtatej me skicën e rrëmbyesit.

Dy policë trokitën në derën e banesës së rrëmbyesit dhe ai ua hapi pa treguar ndonjë dëshirë për të shpëtuar apo për të sulmuar.

Dy fëmijët u gjetën në dhomën e gjumit dhe ishin të lodhur, ç’ka ngriti dyshimin se ata ishin qetësuar me diçka. Por zëdhënësi i qeverisë qipriote tha se atyre nuk u ishin bërë qetësues, por ishin të dehidratuar dhe të shqetësuar. Megjithatë, rrëmbyesi u kishte dhënë një limonarë me qetësues që të mos reagonin dhe të flinin.

Një polic i mori fëmijët në krahët e tij dhe i dërgoi në spitalin e Larnakës, ku punonin si mjek, babai i njerit prej tyre, Filipit dhe si infermiere, nëna e tjetrit, Themistokles. Nga ekzaminimet afatgjata që u kryen, rezultoi se të dy fëmijët ishin mirë me shëndet dhe nuk kishin lëndime të jashtme.

Policët që hynë në apartament i thanë qytetarit që i informoi që të qëndronte me ata derisa t’u vinin forca të tjera mbështetëse.

Rrëmbyesi qëndroi shumë orë në apartament me policinë për t’u marrë në pyetje. Hetime janë bërë aty. Rrëmbyesi ishte një zhvillues web-esh dhe dyshimet e para janë se ai do të kërkonte shpërblim për fëmijët. Por ngre pikëpyetje fakti se ai nuk i njihte fëmijët dhe familjet e tyre dhe nuk kishte dijeni se ç’pasuri kishin. Ndaj policia mori nën kontroll kompjuterat e tij për t’i shqyrtuar se çfarë aktiviteti kryente me to.
Shtuar më 27/09/2018, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori