Dalin pamjet, si u kapën 350 kg kokainë e minoritarit nga Shqipëria (VIDEO)
Një sasi rekord kokaine është kapur nga policia ekuadoriane
ku ka dushime të forta se i përkiste një minoritari shqiptar i cili kishte kombësi greke dhe shtetësi shqiptare.

Ndërkohë mediat vendase kanë publikuar edhe pamjet nga sasia e madhe e kokainës së sekustruar.

“Në provincën Salinas u kapën 350 kg drogë, që pas analizave rezultuan të ishin kokainë e pastër. Ngarkesa u gjet në brendësi të një jahti në plazhin e kësaj zone. Fillmisht nga policia u kapën 3 vendas ekuadorianë që prej disa ditësh luanin rolin e ruajtësve të jahtit me drogë,” bën me dije TVC.

Droga ishte ngarkuar në një anije e cila drejtohej nga nje prej të arrestuarëve.

Droga ishte e ndarë në 18 qese të ngjashme me njëra-tjetrën.
Policia kolumbiane vazhdon me hetimet për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me sekuestrimin.

Droga do të nisej nga Santa Elena, Ekuador dhe do kalonte në Australi permes korridorit te Paqësorit.

Deri tani ka shkuar në 11 numri i të arrestuarve për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi./albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori