Dalin pamjet, si u kap shqiptari i kërkuar me tre mbiemra (VIDEO)
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një person të kërkuar nga Interpoli për disa vepra të rënda penale.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga me qëllim ekstradimin Artur Llupan 49 vjeç banues në Elbasan.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Artur Llupa, ( alias L. T., alias R. C) 49 vjeç banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen “5 Maji” Elbasan.

Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori