Dalin pamjet, si u kap mes Tiranës Safet Bajri (VIDEO)
Pëlqej
Ditën e djeshme u arrestua Safet Bajri, i forti i Shkodrës që dyshohet se pas aktivitetit kriminal në Belgjikë.

Burime nga policia bëjnë me dije se RENEA ka ndërhyrë fillimisht në zonën e Dovbraçit në Shkodër dhe në momentet kur nuk e ka gjetur atje, ka ndërhyrë në Tiranë, ku ka bërë të mundur dhe shoqërimin e tij në ambientet e drejtorisë së policisë.

Mësohet se në këtë aksion në total janë lëshuar rreth 15 urdhër ndalime, që në shumicë kanë pasur lidhje me fisin Bajri, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e policisë lidhur me veprat penale për të cilën ata akuzohen.

Safet Bajri ka një llogari të hapur me drejtësinë belge për shkak se ka një dënim me 9 vite burg atje, për akuza të ndryshme që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore dhe drogës. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori