Dalin pamjet, momenti ku familja e Andi Malokut merr lajmin e vdekjes (VIDEO)
Ka ndërruar jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja të cilit iu bë atentat më datë 1 nëntor në Durrës.

Maloku mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën e që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit.

Të plagosur mbetën edhe prokurori Ndoja bashkë me mikun e tij Landi Muharremi që ndodhej në të njëjtin automjet.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës, ish-efektivi i policisë nuk u ka shpëtuar dot plagëve të marra dhe sot, gjashtë ditë pas atentatit ka ndërruar jetë.

Në videon e bashkëngjitur lajmit janë pamjet e fundit në spital ku familja e shoferit merr lajmin e rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2019, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori