Dalin pamjet, momentet e shpëtimit të Alvinit nga kampi në Siri
Alvin Berisha tashmë është një duar të sigurta jashtë Sirisë dhe sipas mediave italiane pritet të niset nga Libani për në Romë brenda disa orësh.

Ndërkohë, "La Reppublica" ka publikuar momentet e shpëtimit të Alvinit duke e marrë me eskortë nga kufiri mes Sirisë dhe Libanit për të dërguar në ambasadën italiane në Bejrut.

Shpëtimi i Alvinit u bë temë kryesore e emisionit "Le Iene" në Itali, të cilët shkuan në kampin "Al Hol" të Sirisë ku mbahen ish-luftëtarët e ISIS.

Alvini u dërgua në Siri nga nëna e tij, e cila shkoi atje për t'iu bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik. Nëna më pas mbeti e vdekur gjatë luftës, ndërsa Alvini ngeli vetëm mes shkretëtirës siriane dhe xhihadistëve në kampe. /albeu.com

Shtuar më 07/11/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori