Fund i mirë për familjen e të resë në Tiranë, gjendet 25-vjeçarja e zhdukur

Është gjetur pas dy ditësh e zhdukur 25-vjeçarja nga Tirana. Policia bën me dije se 25-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 04 korrik, për largimin nga banesa të shtetases D. Sh., 25 vjeçe, policia bën me dije se është bërë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje. 25-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 10:21