Dalin pamjet, dhunë brutale ndaj një shqiptari në SHBA (VIDEO)
Pëlqej
Një i ri shqiptar u sulmua barbarisht nga dy persona në Bronx të New York-ut.

I riu po ecte në trotuar kur një grua pështyu në këpucën e tij.

Kur ai u ndaloi dhe u kthye për ta pyetur për arsyet, dy persona që po qëndronin në anë të rrugës e sulmuan duke e qëlluar me grushte.

Sipas familjarëve të viktimës, 25-vjeçari u sulmua rastësisht.

Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni pasi i është thyer nofulla.

"Rastësisht. Aty mund të jetë nëna, babai, motra, vëllai, mund të jem unë. Mund të jesh ti. Është turp për Bronx-in, turp për zonën. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes në zonë, pasi këta dy persona janë akoma të lirë", tregon, Markel Godinj, vëllai i të riut shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori