Dalin imazhet, ja si do të duket iPhone 8 (VIDEO)
"Apple" pritet ta prezantojë iPhone 8 në vjeshtë, kur do shënohet dhe 10 vjetori i iPhone.

iPhone8 pritet të ketë kamerë "revolucionare" me module infrared, që shndërrohen në tredimensionale.

Risia mund të përdoret për njohjen e përdoruesve, për të bëre selfie 3D, por edhe për videolojëra.

Duke u bazuar në zërat që qarkullojnë online, sistemi i ri i iPhone, u mundëson kërkuesve, zëvendësimin e shënjave dixhitale, me njohjen faciale, os eme njohjen e irisit të syrit.

Apple është teknologjikisht, shumë përpara rivalëve, për të cilët sensorët 3D të avancuar nga fotokamera, mund të jenë një ekskluzivitet i smartphone të mollës së kafshuar për të paktën 5 vjet.

Nga videoja e mësipërme mund të krijohet një ide më e qartë se si pritet të jetë iPhone 8. /Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori