Zjarri në spitalin COVID në Selanik, digjet një pacient, ende nuk dihet  fati i 20 të tjerëve

Spitali Covid në Papanikolaou në Selanik është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas informacioneve të para, pacienti është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës.

Ndërkohë, sipas asaj që ka deklaruar drejtori i spitalit zjarri është vënë nga një pacient që po trajtohej për koronavirusin.

Forcat zjarrëfikëse kanë arritur të shuajnë flakët, megjithatë tymi është ende evident  dhe nuk dihet fati i 20 pacientëve të tjerë. /albeu.com