Gjimshiti flet për Koronavirusin: Është një gjendje kaotike

talia është një nga shtetet më të prekura në Europë nga Koronavirusin, ku janë shtyrë dhjetëra ndeshje ndërsa disa të tjera janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Njëri nga mbrojtësit më të dalluar këtë sezon në Serie A padyshim që është edhe lojtari i Kombëtares shqiptar, Berat Gjimshiti.

Qendërmbrojtësi ka folur për Telegrafin rreth situatës së krijuar nga Koronavirusin në Itali.

“Shpresoj që virusi sa më shpejt të ndalet dhe mos të ketë më viktima. Është një gjendje kaotike, por shpresoj që sa më parë të ndalet”.

“Personalisht nuk kam frikë nga ky virus, por ka persona të tjerë që frikësohen dhe është shumë normale”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

Berati tregon se jeta në Bergamo po zhvillohet normalisht, edhe pse janë këshilluar që sa më pak t’i frekuentojnë qendrat tregtare apo restorantet.

Deri në këto momente Koronavirusi ka shkaktuar 197 viktima në Itali.


Shtuar 6.03.2020 18:32