Çon dhe merr babanë e verbër nga puna, 5-vjeçares i vjen surpriza e jetës (VIDEO)
Një video që tregon një vajzë pesëvjeçare që ndihmon babanë e saj të verbër duke e cuar në punën e tij, ka shkuar viralisht me mbi dy milion shikime.

Nelson Pepe, i njohur edhe si "Dodong", punon në një fermë kokosi.

Përkundër aftësisë së kufizuar të tij, ai ende arrit të punojë dhe të ndihmojë familjen e tij të varfër, përcjell albeu.com

Vajza e tij, Jenny, është bërë sytë e tij, ajo e udhëzon atë për të shkuar në fermën kokosit.

Pepe fiton rreth 40 dollarë në një ditë duke rritur rreth 60 pemë të kokosit.

Fondacioni bamirës ABS-CBN pasi pa videon e cila u bë virale vendosi të takonte familejn e vajzës së varfër dhe të paguante shpenzimet e operacionit që babait të vogëlushes t'i kthehej shikimi.

Familja e saj gjithashtu do të zhvendoset në një mjedis më të sigurt për të jetuar. /albeu.com/




















Shtuar më 06/03/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori