Çfarë ndodhi me çiftin? Luizi ngre dorën ndaj Kiarës: Më lër rehat! (VIDEO)

Maestro i ka prerë totalisht marrëdhëniet me Luizin dhe ndonëse janë në një shtëpi ata as nuk komunikojnë më. Fakti që dy njerëzit më të dashur për Kiarën brenda shtëpisë po zihen, kjo e bën atë të shqetësohet. Luizi po debatonte me banorët për marrëdhënien e tij me Maestron dhe në një moment ndërhyn Kiara. “Më lër rehat moj burrneshë!” i kthehet Luizi teksa e shtyn pak në nerva e sipër.

Pas kësaj Kiara i thotë Luizit dhe banorëve që është e shqetësuar, pasi dy njerëzit që ajo do më shumë aty brenda po zihen me njeri-tjetrin. Më pas Kiara merr Luizin jashtë dhe diskutojnë për çfarë ndodhi.

“Ti nuk njeh limite. Të kërkon tjetri ndjesë vazhdo ik përpara. Ke 10 banorë të tjerë për t’u marrë. Unë nuk e besova çfarë ndodhi, vetëm kur e pashë të dridhet. Kur e sheh në atë pikë ndalo!”, i tha Kiara-Luizit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Luizi ngre dorën kiares

Luizi ngre dorën kiares


Shtuar 18.02.2023 17:32