Joao Felix pranë largimit, Manchester United e Arsenal në “garë” për portugezin

Joao Felix duket se i ka ditët e numëruara në “Ëanda Metropolitana” dhe Atletico është gati t’a huazojë portugezin.

Sipas prestigjiozes spanjolle “As”, klubi madrilen është gati ta lërë mesfushorin 23-vjeçar të largohet në dimër, por jo me çdo kusht. Nëse bëhet fjalë për një transferim të plotë, atëherë Atlético do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për luzitanin. Në të njëjtën kohë, klubi e kupton se ka shumë pak skuadra të afta për të paguar një shumë të tillë në mes të sezonit, ndaj janë gati të shqyrtojnë mundësinë huazimit të Felix.

Atlético është gati të huazojë Joaon deri në fund të sezonit pa të drejtë blerjeje. Klubi madrilen kërkon të marrë 9 milionë euro si pagesë “qiraje”. Përveç kësaj, “bardhekuqtë” duan që klubi që nënshkruan me Felix të marrë përsipër pagën e tij të plotë.

Manchester United dhe Arsenal tani kanë shanset më të mira për të nënshkruar një ndërkombëtar portugez .

As Atlético dhe as Felix nuk kanë konsideruar më parë një opsion huazimi, por kostoja e lartë e transferimit të këtij lojtari është e vështirë të bëhet në dimër.

Përveç kësaj, nuk dihet nëse Diego Simeone do të mbetet trajner i Atleticos në fund të sezonit. Mosmarrëveshjet me teknikun 52-vjeçar janë e vetmja arsye pse Felix dëshiron të ndryshojë klubin. /albeu.com