Sherr mes adoleshentësh, arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Selanik

Një adoleshent shqiptar është arrestuar në qendër të Selanikut, pasi akuzohet se është përfshirë në sherrin e dhunshëm pas përfundimit të një ndeshje futbolli për kampionatin shkollor një javë më parë.

Siç njoftojnë mediet greke 17-vjeçari shqiptar ka sulmuar me sende të forta 3 bashkëmoshatarët e tij, në bashkëpunim me dy adoleshnetë të tjerë të cilët gjithashtu janë arrestuar.

Nga përleshja mbetën të lënduar tre adoleshentë, të cilët morën ndhmë mjekësore në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 09:49