Përplasi me motor 10-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

Ka rënë në prangat e policisë, 22-vjeçari që përplasi me motor 10-vjeçaren në Vlorë. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme, 26 qershor, në rrugën “Ismail Qemali”.

Për fat të mirë e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 15:45