Skandali me targat e makinave, DPSHTRR reagon për herë të parë

Skandali i të dhënave të shqiptarëve ka marrë një përmase edhe më të madhe pasi sot janë publikuar targat e mbi 530 shqiptarëve në rrjetet sociale.

Pas këtij skandali më të dhëna aq sensitive për qytetarët ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas drejtorisë ka nisur menjëherë edhe hetimi për të dalë pastaj me një reagim zyrtar mbi skandal.

NJOFTIMI ZYRTAR:

TIRANË – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.


Shtuar 24.12.2021 16:56