Simptomat, ku ndryshon dhe si ta dallojmë koronavirusin nga gripi sezonal

Koronavirusi është kthyer në një ndërr rreziqet më të mëdha që po përjeton bota.

Pavarësisht mobilizimit të madh, dhe përpjekeve për të minimizuar humbjet në jetë, virusi në fjalë ka shkaktuar viktima të shumta.

Mjekët kanë bërë thirrje që qytetarët të qetësohen, pasi edhe gripi sezonal shkakton viktima, ndërkohë bëjnë thirrje për një kujdes më të lartë për higjenën personale.

Si të dallojmë një person të infektuar me koronavirus?

Shenjat më të zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes:

-Ethe

-Kollë e thatë

-Gulçim

-Temperaturë

-Vështirësi në frymëmarrje

-Dhembje muskujsh

-Lodhje

Në shumicën e rasteve, sëmundja fillon dhe mbaron në mushkëri, pasi vetë koronavirusi është një sëmundje e frymëmarrjes. Një infeksion i tillë transmetohet përmes mikrobeve infektive. Simptomat fillimisht janë të ngjashme me një ftohje: pacienti ndjen ethe dhe kollitet.

Gjendja më pas mund të përkeqësohet dhe më pas ndodh pneumonia. Sipas të dhënave të disponueshme deri më tani, 82% e të infektuarve shfaqnin simptoma të buta të sëmundjes, ndërsa raste të tjera ishin të sëmurë rëndë ose kritik.


Shtuar 26.02.2020 17:52