Rama nuk i ndahet Metës dhe Berishës, i drejtohet SPAK: Po kërkoj hetim, jo dënim

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp nga selia blu, ka folur në lidhje me sistemin e drejtësisë. Ai ka kërkuar sërish të nisin hetimet për presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kur u është kërkuar dhe është hapur miminalisht ndëshkimi i politikanëve dhe gjykatësve të korruptuar. Presion mbi drejtësinë?  Sipas meje jo. Kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Në drejtësi është bërë investimi më i madh në aspektin politik, qoftë nga partia në pushtet, PS, qoftë nga miqtë dhe partneret ndërkombëtare. Ca presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministër të shpallur non grata nga SHBA, me akuzat me te rend atë mundshëm që lidhet me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe pasi sekretari amerikan ka kërkuar se institucionet e vendit duhet te bëjnë punën e tyre.

Të jemi të qartë, unë s’kam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por e hetohet se është gur në qafë, nuk çështje e një personi.është domosdoshmëri që të zbardhet deri në fund një drejtësi e pavarur. Që është e pavarur kjo s’ka dyshim se po të mos ishte e tillë s’do ishin sot pas hekura ish ministra drejtorë që lidhen me këtë parti që është në pushtet.Drejtësia e pavarur duhet të çlirohet nga çdo kompleks i të kaluarës. Të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, deri në fund nëse është apo nuk është këtë do ta tregojë hetimi. Krim shtetëror që të vriten katër persona me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci… Çfar ngutjeje është kjo, çfarë presioni është. Po të ishte ngutje duhet të ishin në fillim të viti 1 por në fund të vitit 3″, tha Rama./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 10:26