Cikloni shkakton dëme të mëdha në Durrës (VIDEO)
Moti i keq ka shkaktuar dëmemëdha financiare gjatë pasdites së djeshme në Shkozet të Durrësit duke shkatërruar disa hektarë më serra.

Cikloni preku vetëm një zonë të Shkozetit duke shkaktuar dëmemëdha, kryesisht në serra dhe biznese.

Për fat të mirë, punëtorët nuk ndodheshin në ambientet e brendshme në ato momente dhe shpëtuan për mrekulli pa u dëmtuar.

Pronarët e serës shprehen se janë shkatërruar financiarisht, por i ngushëllon fakti që u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Ata thonë se nuk e kishin siguruar biznesin dhe dëmet financiare bien në kurriz të tyre.

Pasditen e djeshme gjiri i Durrësit është goditur nga moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar.

Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi se i gjithë bregdeti shqiptar do të përballej me mot të keq dhe erëra me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jug-Jug Perëndim forca detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.
Shtuar më 12/02/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori