Cikloni Debbie, Australia aktivizon planin për përgjigje ndaj fatkeqësive (VIDEO)
Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, aktivizoi planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi një ciklon i fuqishëm goditi bregdetin verilindor të vendit.

Cikloni Debbie shkaktoi dëme të mëdha materiale, shira të furishëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi.

Helikopterët e forcës mbrojtëse dhe anijet detare do të shpërndajnë ndihma në Kuinsllend, rajonin e goditur.

Kryeministri Turnbull tha se është konfirmuar një person i vdekur, por shtoi se ekipet e emergjencës pritet t’i vlerësojnë dëmet.

Cikloni Debiie ka zbarkuar midis qytetit Bouen dhe plazhit Airlie si stuhi e kategorisë katër, duke shkaktuar erëra deri në 263 kilometra në orë.

Fuqia e tij është zvogëluar tashmë, por autoritetet thonë se ka ende rrezik për dëme. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori