Chiara Ferragni tregon ambientet e spitalit të ndërtuar me donacionet e mbledhura (VIDEO)
Dy javë më parë
Chiara Ferragni dhe
Fedez hapën një numër llogarie në GoFundMe, që theu rekord duke grumbulluar 1 milion
euro për vetëm 5 orë. Brenda dy javësh shifra arriti në më shumë se 4 milionë
euro. Këto para,
Chiara dhe
Fedez i përdorën për të ndërtuar një repart terapie intensive për spitalin “San Raffaele” të Milanos.
“Dy javë më parë, unë dhe
Fedez krijuam një llogari në GoFundMe për të mbledhur para për një repart të ri të terapisë intensive, që do të ndërtohej para fundit të muajit në Spitalin San Raffaele. Tani, dy javë më vonë, ky repart është gati dhe ka pritur pacientët e parë me COVID sot. Faleminderit më shumë se 200.000 donatorëve nga e gjithë bota, që na ndihmuan të mbledhim më shumë se 4.3 milionë
euro. Kjo është ana e mirë e internetit dhe ndihesh shumë mirë kur ndihmon. Ju lutem vazhdoni të ndihmoni që të shtojmë shtratet ose ndihmoni për spitalet e tjera”, -shkruan
Chiara përkrah videos, ku shfaqen ambientet e reja të terapisë intensive.
Chiara dhe
Fedez e dhanë të
parët kontributin e tyre prej 100.000 eurosh dhe shumë njerëz i ndoqën. Kjo është fuqia e internetit!
Shtuar më 24/03/2020,
ora 09:54