Pamjet e frikshme të aksidentit tragjik në Koplik, makinat bëhen “shoshë” (VIDEO)

Si pasojë e një aksidentit të rëndë humbi jetën një 45-vjeçar i cili ishte pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”,  ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Siç shihet nga videoja mjeti tip “Benz” me drejtues një 20 vjeçar vjen me shpejtësi të frikshme, duke përplasur mjetin tip “Volkswagen” që ishte para tij.

Si pasojë e përplasjes së fortë Volkswageni ka dalë nga rruga duke shembur edhe tabelën e sinjalistikës që ndodhej në rrugë. Shoferi i “Benzit” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, kurse 2 të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 1.11.2021 19:40