Portieri i shënon portierit në mënyrë spektakolare

Në javën e 9-të të ligës së dytë portugeze, në takimin mes Feirense dhe Moreirense (1:2).

Mundësia për të shënuar gol pati portieri i Feirense, Arthur Augusto da Silva. Ai e bëri atë në mënyrë spektakolare. Topi udhëtoi me një shpejtësi të pabesueshme dhe u hodh vetëm pak para portierit rival Kewin, duke barazuar përkohësisht 1:1.

Goli është shënuar nga 100 metra, topi ka qenë në vijën e kuadratit, dhe përmasat e fushës janë 105 me 65 metra. SHIKO GOLIN/G.D albeu.com/