Një fat historik troket në derën e Zinedine Zidane

Pa ekip që kur i tha lamtumirë Real Madridit në fund të sezonit 2020-2021, Zinedine Zidane ka para vetes një ofertë shumë interesante me synimin për të ardhmen.

Hipotezat vazhdojnë të dalin për t’u ulur në stolin e Brazilit.

Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të emrave me peshë si Pep Guardiola apo Carlo Ancelotti.

Kjo është të paktën ajo që tregojnë informacionet që mund të gjejmë të publikuara në OK Diario, një burim sipas të cilit Konfederata Braziliane (CBF) tani po shikon Zinedine Zidane.

Do të duhet të presim, në çdo rast, për të zbuluar se cili është vendimi i vetë Zidane. /G.D albeu.com/


Shtuar 14.12.2022 13:53

Tags: ,